ZELANDE E RE – Tre vjet pas tragjedisë në Zelandën e Re, ku 11 persona u shkrumbuan në ajër pasi një balonë e madhe mori flakë, janë publikuar në media pamjet shokuese të momentit kur balona ngatërrohet me telat e rrymës elektrike.
Pamjet e siguruara nga Geoff Walker nuk janë lejuar të publikoheshin, por tashmë pas kërkesave të shumta të mediave dhe familjarëve të viktimave ato kanë dalë në dritë.
Në foto duket qartë se si brenda pak sekondave balona merr flakë, duke u shkrumbuar e tëra, bashkë me 11 personat që ndodheshin në bord, e duke rënë me shpejtësi në tokë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: