Pak kohë më parë gjetja e disa balonave kineze në hapësirën ajrore amerikane ngriti dyshime të forta në lidhje me përpjekjen e Pekinit për të spiunuar SHBA e për të mbledhur përmes tyre të dhëna të cilat më pas i kalonin shërbimeve të inteligjencës.

Akuzat u mohuan nga Kina, por se raportet e reja theksojnë se pavarësisht përpjekjeve të SHA për të ndaluar misionin e tyre, një nga balonat ia arriti të mbledhë të dhëna duke fluturuar mbi “vende të ndjeshme ushtarake”.

“Kina ia doli të fluturonte balonën mbi disa baza ushtarake dhe dërgoi informacionin në Pekin në kohë reale”, raportoi të hënën NBC News, duke cituar dy zyrtarë aktualë të lartë amerikanë dhe një ish-administrator të nivelit të lartë.

“Të dhënat e mbledhura nga Kina ishte kryesisht nga sinjalet elektronike, të cilat mund të merren nga sistemet e armëve ose mund të përfshijnë komunikime nga personeli i bazës”, thuhej në raport.

Zyrtarët e Pekinit kanë mohuar me forcë se balona ishte një aset qeveritar për mbledhjen e të dhënave të inteligjencës, duke pretenduar se SHBA-ja reagoi në mënyrë të tepruar ndaj asaj që ishte një anije civile pa pilot që kishte dalë aksidentalisht nga kursi.

Balona shkaktoi një incident të madh të sigurisë kombëtare dhe një mosmarrëveshje diplomatike, duke bërë që sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, të shtynte një vizitë të shumëpritur në Pekin.

Balona kaloi një javë duke fluturuar mbi Amerikën e Veriut përpara se një avion luftarak amerikan ta rrëzonte mbi Oqeanin Atlantik në brigjet e Karolinës së Jugut më 4 shkurt.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: