TIRANE – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk e ka lëshuar foltoren e Kuvendit ditën e sotme. Edhe pse kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi i ndërpreu fjalën, lideri demokrat vazhdoi fjalën LIVE në Facebook.

Lidhur me audiopërgjimin ndaj vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Basha tha se këto kanë qenë vetëm maja e ajsbergut, duke paralajmëruar kështu zbulime të tjera.

Në fund të fjalës së tij, Basha përdori edhe shprehjen e kryeministrit Edi Rama “nuk keni parë gjë akoma”.

“Ku e morën vesh se cili është dëshmitari nëse siç thotë kryeprokurori Rama videopërgjimi nuk është i vërtetë. Pse në vend që të arrestojnë Agron Xhafajn, po përpiqen të gjejnë dëshmitarin. Ky shtet mafioz ka për qëllim të shkatërrojë çdo provë që do çonte në arrestimin e Agron Xhafajt.

Fatmir Xhafajt nuk largohet se policët do shkonin ta arrestonin vëllain e tij. Është e qartë pse ai vazhdon të jetë ministër i Brendshëm, se do të shkatërrojë provat kundër vëllait të tij.

Ajo që keni parë është maja e ajsbergut, dhe ajo që do shihni sot është akoma mbi ujë, nuk doja kurrë ta thoja dhe unë këtë por fjalët në gjuhën shqipe kaq janë: Edi Rama e Fatmir Xhafaj nuk keni parë gjë akoma” tha Basha.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: