SHKUP– Ambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar ka theksuar se nuk është koha për zgjedhje të parakohshme në Maqedoni, por Qeveria duhet të zbatojë reformat e premtuara. Ai këtë e ka theksuar në një intervistë për “24Vesti”.

Ambasadori Zhbogar ka theksuar se ka kaluar koha kur pushtetit dhe opozitës i duhej ndërmjetës për tu ulur në tryezë për çështje të rëndësishme.

“Presim një opozitë konstruktive pas kongresit të VMRO-DPMNE-së”, ka theksuar Zhbogar, duke dërguar mesazhe për nevojën e dialogut politik që do të ndikojë në rrugëtimin e integrimit evropian.

Ai ka komentuar edhe situatën e krijuar me KSHZ, duke shtuar se kjo duhet të shërbejë si leksion pas dorëheqjeve të bëra.

Komente për zhvillimet në Ballkan dhe eurointegrimet ka bërë edhe eurokomisari për zgjerim, Johannes Hahn.

“Viti i ardhshëm do të jetë shumë i rëndësishëm për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE”, theksoi dje komisioneri për Zgjerimin e unionit, Johannes Hahn, në një fjalim në Fondacionin Helenik për Politikën e Jashtme dhe Evropiane (ELIAMEP).

Sipas tij, Bashkimi Evropian ka nevojë për një rifillim të procesit të zgjerimit duke bindur vendet kandidate dhe ato anëtare se integrimi evropian është në interes të të dyja palëve. Hahn përsëriti se BE nuk do të pranojë në gjirin e saj vende që kanë probleme të pazgjidhura me fqinjët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: