SHKUP– Euroambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar, pohoi sot se BE-ja dhe Brukseli janë duke parë me vëmendje të madhe situatën me bllokimin e vendkalimit kufitar Maqedoni-Greqi në Evzoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai pret që sa më shpejtë të çbllokohet ky vendkalim kufitar, ndërkaq për këtë çështje ka diskutuar edhe me kryetarin e komunës së Gjevgjelisë, Ivan Frangov. Në lidhje me Evzonin, më herët Frangov u dërgoi letër ambasadorit Zhbogar dhe atij grek, Giannakakis.

I pyetur për situatën politike në vend, ambasadori është përgjigjur shkurtë se është optimist për zhvillimet e mëtejshme në drejtim të zgjidhjes së krizës politike.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: