TIRANE- Një javë më parë, Belkisën 11-vjeçare e pamë duke qarë me ngashërim, dhe duke kërkuar ndihmë për gjërat më minimale. Vajza e vogël kërkonte një kulm mbi krye, rroba të reja dhe ushqime. Pasi historia e trishtë e jetës së tyre u transmetua në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” në “News24”, Belkisës dhe nënës së saj Adrianës, iu mundësua një banesë.
20180316-210434
Këtë javë, ato i janë bashkuar emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” për të shprehur live emocionet e tyre, dhe për t’i shprehur falënderime të gjithëve atyre që i erdhën në ndihmë, duke i siguruar ato gjera elementare, që i kishin munguar deri më tani.

Gjatë emisionit Belkisa hyri e ftuar në studio si një princeshë e vërtetë. Kurora vezulluese e vajzës nuk shkëlqente më tepër se buzëqeshja e saj e ëmbël.
20180316-211435
Bashkë me Belkisën, në studio ka qenë e pranishme edhe e ëma Adriana, e cila u shfaq me një look tjetër. Gëzimi i tyre është i madh, pasi shqiptarët dhe fondacioni “Firdeues” iu siguruan atyre një banesës në qendër të Shkupit.
20180316-211449
Në studion e “News24”, Adriana thotë se situata e vështirë në të cilën ndodheshin nënë e bijë, e detyroi që të kërkojë ndihmë, dhe tashmë ëndrra e tyre u realizua.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb