Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” trajtuan historinë e një gruaje tjetër e cila po rrit e vetme, në mes 100 hallesh 4 jetimët e saj, 3 vajza e një djalë.

Fëmija më i madh është 14 vjeç dhe më i mituri vetëm 4 vjec. I ati u ka ndërruar jetë para dy vitesh nga tumori në mëlçi. Më parë familja Preci banonte në një fshat të thellë të Pukës por pas vdekjes së kryefamiljarit ata u zhvendosën në kryeqytet pasi banesa në fshat po u shembëj. Në zonën e Bathores ata banojnë me qira.

Paguajnë rreth 10.000 lekë të reja në muaj. Gruaja Marjana punon në një fast food dhe paguhet në muaj 12.000 lekë të reja.

Dëshira e tyre e vetme është një shtëpi. “Kam katër fëmijë kam dy vite në Tiranë me qira, edhe vetë jetime jam rritur, burri vdiq, kishte tumor vdiq në Shkodër. Vetëm fëmijët më kanë lënë, asnjë gje tjetër. Vec Zoti më forcon, fëmijët janë pasuria ime e vetme më e madhe, I shikoj them si I kam rritur te 4, si janë gjallë. Nuk kam asnjë ndihmë, qiranë kam 2 muaj që nuk e paguaj, as një fshat nuk kthehem më është shembur atje shtëpia. Kam vetëm ndihmën ekonomike, kam shumë nevojë për ndihmë janë 4 fëmijë. Ju bëj thirrje gjithë shqiptarëve kam nevojë shumë për ndihmën e tij, të paktën të kem një shtëpi”

“Ditën që vdiq babi mu duk sikur mu shkëput një pjesë e shpirtit. Nuk e pamë dot. Shtepia ka lagështirë, ne flemë në një dhomë, është ftohtë, mami 100 mije i jep për qiranë, 20 mije lekë i merrte ushqime per ne, ne jemi të varfër nuk shkojmë as në shkollë, dua të jem si të tjerët por nuk jam, asnjë argëtim nuk kemi doja një biçikletë, nuk e kam. Kam frikë mos na nxjerrin jashtë në rrugë, nuk kemi zgjidhje tjetër. Kam ëndërr të kemi një shtëpi ”thonë fëmijët

“Ndonjëherë motrat nuk më japin bukë, por nuk ka edhe lodra do kisha dash po mami nuk mi blen asnjëherë. U bëj thirrje gjithë shqiptarëve të kem një dhomë të bukur edhe lodra”thotë më e vogla.

http://www.youtube.com/watch?v=LPuu3cZW4ug

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb