Koreja e Veriut do të ndalojë tubimet që përfshijnë pirjen e alkoolit dhe të kënduarit, si masa të reja për të frenuar ndikimin e sanksioneve ndëshkuese ndërkombëtare mbi testet e vazhdueshme të raketave.

Ndalimi i fundit për argëtim u raportuar nga Byroja Inteligjente e Koresë së Jugut gjatë një takimi  me dyer të mbyllura për parlamentaret ditën e hënë.

“Peninani ka krijuar një sistem të ri ku organet partiake raportojnë vështirësitë ekonomike të njerëzve në baza ditore dhe ka ndaluar çdo festim ku përdore alkooli apo këndohet,” tha agjencia e lajmeve Yonhap.

Kjo ndalesë vjen menjëherë pas festivalit të njohur të birrës në Peninan në muajin korrik, gjatë një periudhe të thatësirës së qëndrueshme.

Koreanë e Veriut, të cilët tashmë i nënshtrohen kufizimeve të ashpra në udhëtimet dhe liritë e tyre, gjithashtu u është ndaluar të shprehin mirënjohje për nënat e tyre në Ditën e Nënave, për shkak se kjo e zvogëlon adhurimin ndaj diktatorit Kim Jong Un.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: