TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur tryezën e partive opozitare duke e cilësuar një zhvillim historik për fatin e vendit.

Berisha thotë se në Shqipëri, shteti nuk ka dështuar në luftën kundër trafiqeve por është krijuar narkoshteti.

Ai deklaron se krijimi i Frontit të Bashkuar opozita është rruga e vetme për përmbysjen e këtij narkoshteti dhe fton qytetarët ta mbështesin me të gjitha energjitë.

STATUSI I BERISHËS
Një zhvillim historik për fatet e vendit!
Të dashur miq, partitë e harkut opozitar parlamentar dhe jo parlamentar patën sot një takim të suksesshëm, në të cilin diskutuan provat e reja, të cilat faktojnë në mënyrë përfundimtare se në Shqipëri nuk kemi të bëjmë me dështimin e shtetit në luftën kundër trafiqeve por me krijimin e narkoshtetit, në të cilin institucione, qeveri vendore, ministra dhe vet kryeministri merren vetë direkt me trafikun e drogës, bashkëpunojnë me banda, lehtësojnë dhe mbulojnë veprimtarinë e tyre kriminale.
Krijimi i Frontit të Bashkuar Opozitar është një zhvillim historik, si shpresa por dhe rruga e vetme për përmbysjen e Narkoshtetit, që me bandat zyrtare dhe jo zyrtare të narkoministrave, narkodrejtorëve të Noriegës me miliardat e eurove që disponon, kontrollon jetën, veprimtarinë, votën, tokën, detin, ajrin e shqiptarëve.
Përmbysja e Narkoshtetit është mision historik i opozitës shqiptare!
Duke përshëndetur këtë zhvillim të një rëndësie jetike për fatet e vendit, ju ftoj të dashur miq, ju dhe të gjithë qytetarët shqiptarë, pavarësisht nga bindjet politike të mbështesim me të gjithë energjitë tona Frontin e Bashkuar të Opozitës Shqiptare në misionin e tij historik!

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: