TIRANË-Protesta e paralajmëruar u krye. Opozita mblodhi qytetarë nga mbarë vendi para kryeministrisë për të protestuar nën moton ‘Meta ik!”.
Protesta 1 orëshe, nisi me një marshim dhe u mbyll me fjalime politike ku bëhej thirrje për largim te qeverise. Por cështja që lindi pas kësaj ishte numri i protestuesve. Në rrjete sociale ka nisur dilema. Sa morën veta pjesë në protestë? PD zyrtarisht u shpreh se ne proteste moren pjese 300 mije persona. Nga fotot e Alket Islamit nga ajri, numri i protestuesve mund të numërohet në disa mijëra. Kurse nga kamerat televizive nga brenda protestës, protesta duket edhe më masive. Kurse socialisti Taulant Balla me anë të një fotoje të shkrepur po nga ajri citon se ‘qytetarët e braktisën protestën’.
Po ju si mendoni, sa njerëz kishte në protestë? BalkanWeb cel një sondazh me temën “Opozita zhvilloi një protestë popullore para kryeministrisë. Krahasuar me protestën e muajit nëntor, sot u mblodhën protestues:

a) Më shumë
b) Më pak
c) Njësoj”

Mund të votoni dhe të jepni mendimin tuaj të paanshëm.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: