Këshillat hani shëndetshëm, bëni ushtrime dhe pini vitaminat na kanë shoqëruar gjithë jetën. Mirëpo studimet e fundit lidhur me suplementet e vitaminave nuk kanë arritur të vërtetojnë përfitimet shëndetësore të tyre, të paktën për pjesën më të madhe. Madje, studimet e fundit kanë vërtetuar krejt të kundërtën, që disa vitamina mund të shkaktojnë dëme për shëndetin. Ja se cilat vitamina duhet të merrni dhe cilat duhet të shmangni sipas studimeve.

Shmangni marrjen e vitaminave:
– Multivitaminat, pasi mund të merrni gjithçka që ju nevojitet me një dietë ushqimore të balancuar.
– Antioksidantët, pasi përdorimi i shpeshtë i tyre është i lidhur me rritjen e rrezikut të kancerit. Në vend të tyre mund të konsumoni manaferrat. Kur antioksidantët merren me shumicë janë të dëmshëm.
– Vitamina C, pasi nuk do t’ju ndihmojë të shmangni gripin, apo të ftohurën. Në vend të tyre hani agrumet e pasura me vitaminë C.
– Vitamina B3 është menduar për vite me radhë se ul kolesterolin dhe mbron zemrën. Por sipas studimeve, njerëzit e sëmurë me zemër të trajtuar me vitamina B3 nuk kanë pasur ndonjë ndryshim në nivelin e kolesterolit. Në vend të suplementeve konsumoni salmon, ose panxhar.
– Probiotikët dhe në vend të tyre për një lëvizje të shëndetshme të zorrëve konsumoni ushqime dhe produkte të fermentuara dhe shumë kos.
– Vitamina E, pasi është e lidhur me shtimin e rrezikut të kancerit. Në vend të marrjes së suplementeve, konsumoni shumë spinaq. Personat që konsumojnë doza të larta të vitaminës E rrisin rrezikun për një vdekje të parakohshme.
Merrni këto vitamina:
– Vitamina D ju ndihmon në forcimin e kockave dhe është e vështirë për t’u marrë nga ushqimet. Vitamina D nuk është e pranishme në shumë ushqime, por është shumë e rëndësishme për kockat e forta dhe përthithjen e kalciumit në organizëm. Merrni suplemente me vitaminë D dhe ekspozohuni në diell.
– Zinku është i vetmi mineral që ndihmon në largimin e të ftohurës. Ndryshe nga vitamina C, që nuk ka efekt të madh në organizëm lidhur me të ftohurën, zinku ka një efekt shumë të mirë.
– Acidi Folik duhet marrë nëse jeni shtatzënë, ose po përgatiteni për të mbetur shtatzënë. Kjo ndihmon në ndërtimin e qelizave të reja si dhe ndihmon në rritjen dhe mirëqenien e fetusit.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: