TIRANE – “Blue Monday” ose “Hëna blu”, është dita më keqe dhe më e trishtuar e vitit. E hëna 16 janar është është e hëna e tretë e muajit të parë të vitit dhe sipas llogaritjeve të ekspertëve, kjo është dita kur trishtimi arrin pikun e tij.

Për të mbështetur këtë tezë është një ekuacion i diskutueshëm, llogaritur nga matematikanët dhe psikologët në Mbretërinë e Bashkuar. Ekuacioni, i zhvilluar një dekadë më parë nga psikologu Cliff Arnall, në atë kohë mësues në Universitetin e Cardiff, tenton të shpjegojë arsyet e Blue Monday, si rregull, të hënën e tretë të janarit, e cila është koha kur euforia për festat e Krishtlindjeve zhduket, ke mungesë parash sepse ke harxhuar shumë në vitin që lë pas dhe ti e kupton se ke ende një vit të gjatë për t’u përballur shkruan Tgcom24.

Në Angli, çështja në fjalë është marrë shumë seriozisht: si për koincidencë, në këtë ditë, ka rritje të papunësisë dhe disa organizata ofrojnë këshillim psikologjik për ata që kanë nevojë. Ekspertët e këshillimit sugjerojnë që në këtë ditë njerëzit të vishen me ngjyra të ndritshme ose të dëgjojnë muzikë të gëzuar.

Edhe ekspertët e shoqatës “British Dietetic Association”, sugjerojnë që njerëzit të shtrojnë një banket të madh për të kapërcyer depresionin nga “Blue Monday”. “Ushqimi në sasi të madh, mund të ndihmojë njerëzit që të kapërcejnë ditën më të trishtuar të vitit, por edhe në këtë pikë nuk duhet tepruar”, shprehet Alison Clark, BDA-së. Ky i fundit këshillon që njerëzit të evitojnë kafeinën, pijet energjike dhe të konsumojnë vetëm ushqime me vlera, për t’i sjellë pak gëzim kësaj dite.
Në Angli, çështja në fjalë është marrë shumë seriozisht: si për koincidencë, në këtë ditë, ka rritje të papunësisë dhe disa organizata ofrojnë këshillim psikologjik për ata që kanë nevojë. Ekspertët e këshillimit sugjerojnë që në këtë ditë njerëzit të vishen me ngjyra të ndritshme ose të dëgjojnë muzikë të gëzuar.
Ja disa këshilla praktike si të kaloni trishtimin:
1. Kushtojini kohë aktivitete fizike, si psh sporte të ndyshme. Kjo gjë ndikon në prodhimin e endrofinës, e cila kontribuon në mirëqenien psikologjike.
2. Ndiqni një dietë të shëndetshme që na lejon të kemi energjinë e duhur.
3. Kërkoni të jetoni momentin, duke shijuar çdo minutë.
4. Jepini vetes shpërblime të vogla, pas një ditë të lodhshme pune.
5. Përpiquni të kaloni sa më shumë kohë me njerëzit që doni, me miqtë dhe familjen.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb