LONDËR- Prerja e re 10 sterlina me portretin e shkrimtares së njohur Jane Austen, që zëvendëson atë të Charles Darwin, do të qarkullojë në Mbretërinë e Bashkuar që nga dita e premte.

Kjo zgjedhje u vlerësua në mënyrë të veçantë nga lëvizjet feministe që kishin mbështetur fushatën për të futur këtë portret në kartmonedhenën e njohur nga britanikët si “tenner”.

Kjo kartmonedhë, e ngjashme me kartmonedhën prej 5 sterlina të lançuar vitin e kaluar, është realizuar me material plastik, rezistent ndaj ujit dhe larjes në lavatriçe.

Futja në qarkullim e “tenner-it” të ri dedikuar autores së veprës “Krenari dhe Paragjykim” vjen 200 vite pas vdekjes së saj (18 korrik 1817).

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb