Te Arsenal janë në kërkim të një trajneri pasi Arsene Wenger pas 22 vitesh si numri 1 i pankinës së londinezëve do të largohet në fund të këtij sezoni. Një nga emrat më të përfolur për të marrë drejtimin e ‘topçinjve’ është italiani Carlo Anchelotti, i cili së fundmi ka lëshuar një sinjal jo të vogël.

“Do të doja të nisja sërish punën time si trajner, – tha italiani gjatë një eventi të UEFA-s të organizuar në Gjenevë. – Por jo gjithçka varet nga unë. Nëse gjej mundësinë dhe projektin e duhur do të realizoj dëshirën time për t’u rikthyer në stol.”

58-vjeçari në të kaluarën ka patur një eksperiencë me ekipet angleze pasi ka drejtuar Chelsea-n për 2 sezone nga 2009-2011.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb