TIRANE- Blogerja Armina Mevlani prej 5 ditësh vuan nga fraktura në këmbë. Këtë lajm ajo e ka bërë të ditur në faqen e saj në Facebook, madje ka postuar edhe dy foto për ndjekësit e saj, ndërsa shton se kjo gjendje do të vazhdojë për rreth një muaj e gjysmë, çka do të çojë në anulimin e disa prej aktiviteteve ku ajo merr pjesë.
16806870_10210624640766668_6270289602384012680_n
Armina rrëfen se ky incident aspak i këndshëm i ndodhi një ditë pas Shën-Valentinit teksa ajo ishte duke ecur rrugës.
16831849_10210624640726667_7874671232781708101_n
“Current situation! Kjo eshte gjendje ime prej 5 ditesh qe me ka bere deri diku inaktive. Ndonjehere e ngarkojme veten me shume pune apo strese ditore pa kuptuar se sa i rendesishem eshte shendeti! Fraktura ne kembe do me zgjase 1 muaj e dy jave ne veshtiresi per te ecur dhe ku me ndodhi fiks nje dite pas Shen Valentinit ? dhe jo duke bere seancen e perhershme te joges apo palestres por duke ecur thjeshte ne rruge.Nuk do ta kem te mundur pjesmarrjen ne shume aktivitete , ashtu sikurse as ne javen e modes e cila eshte pjese e punes sime ne blogg , por jam duke e pare pozitivisht si nje pushim (edhe pse ne dyqan do vazhdoj te jem e pranishme) nga udhetimet per pune. Gjithmone kur dicka e tille ndodh themi “syri i keq” por realisht duhet te jemi falenderues Zotit qe na jep shendet , te tilla gjera jane te parendesishme kur mendoj se ka shume njerez te cilet vuajne nga semundje shume te renda!Amin”,- shkruan blogerja.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: