KORCE- Një burrë i varur në pemë ka terrorizuar pasditen e sotme një çift bashkëshortësh nga Devolli të cilët kalonin rrugën në vendin e quajtur “Selcë”. Siç mëson BalkanWeb, burrë e grua fillimisht kanë bërtitur e më pas kanë tentuar t’i japin ndihmë burrit që qëndronte me kurriz përballë tyre, por ka qenë e pamundur pasi ai kishte ndërruar jetë.

Policia e Korçës bën me dije se personi i gjetur i varur është shtetasi G.P, 48 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë. Trupi i tij nuk ka shenja dhune, ç’ka shton dyshimet se mund të jetë vetëvarur.

Informacion paraprak.
Më datë 20.11.2017, jemi njoftuar se në vendin e quajtur “Selcë”, në afërsi të qytetit të Bilishtit, është gjetur i varur shtetasi G.P, 48 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, rezulton se nuk ka shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të jetë vetëvarur.

Grupi hetimor po kryhen veprimet proceduriale të rastit dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: