TIRANE- Surprizon sërish kryetarja e FRESSH, Joleza Koka, teksa ka këshilluar të rinjtë rreth seksit të ‘egër’ dhe se si ata të arrijnë kënaqësinë maksimale.

E frymëzuar nga shkrimtari Alain De Botton, Joleza ka postuar në rrjetin e saj social ‘Twitter’, një shkrim ku tregohet se si mund të arrihet kënaqësia maksimale gjatë një raporti seksual. Ka qenë vepra nudo e artistit italian dhe artikulli për femrat gjatë periudhës së mestruacioneve, që e ka bërë Jozelën, të shpërthej edhe këtë herë.

Madje për ti demonstruar këshillat ka publikuar edhe një video të artistit italian, ku tregon pozicionet që mund të arrijnë përfitim maksimal gjatë seksit. Duket se këtë herë, Joleza Koka ka dashur të ‘zhvishet’ nga politika, duke treguar një tjetër anë të sajën. Ndërkohë Joleza e ka fshirë vë vonë statusin e saj në ‘Twitter’
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: