BRITANI- Një 34-vjeçar shqiptar dhe bashkëpunëtorja e tij nga Çekia janë dënuar me 6 vite burg nga Gjykata e Luton-it në Angli, nën akuzën e kontrabandës emigrantëve. ‘Lutonto day’ shkruan se Eduart Lleshi, 34 vjeç dhe Katarzyna Kopec 36 vjeç nga Çekia organizonin trafikun e emigrantëve ilegalë për të hyrë në Britani të Madhe.

Po sipas këtyre burimeve, ata e nisin trafikun nga Belgjika, ndërsa klandestinët transportoheshin përmes kamionëve, që drejtoheshin nga shoferë çekë. Mes të tjerash thuhet se shqiptari dhe çekja merrnin 6 mijë paund për çdo klandestin që kërkonte të shkonte në Britaninë e Madhe.

Kjo media shkruan se 36-vjeçari dhe vajza kishin kontrabanduar 17 emigrantë shqiptarë në mënyrë të paligjshme në Britani, prej një periudhe nga Janari në Mars të vitit 2015. Policia britanike përveç dy organizatorëve arrestoi edhe tre shoferë çekë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb