TIRANE – Danjeli dhe Fotinia ishin çifti fitues i “Big Brother 9”, në të cilin u njohën, u dashuruan, madje edhe u martuan brenda shtëpisë. Por a janë më bashkë çifti simpatik dhe shumë i dashur për ndjekësit e Big Brother.

20759068_1091875470946224_6094604128267272192_n

Një natë më parë, Danjeli i befasoi të gjithë duke publikuar një “Insta Story”, ku shkruante se martesa e tyre është pezulluar dhe nuk do të zhvillohet më.

“Janë disa arsye përse unë dhe Fotini kemi vendosur të ndërpresim këtë lidhje duke gëzuar respekt për çdo të mirë dhe të keqe që kemi kaluar së bashku dhe sigurisht për njëri-tjetrin”, shkroi Danjeli në “Insta Story”.

Por e kontaktuar nga “Pop Culture”, Fotinia ka thënë krejt të kundërtën. Ajo ka thënë se ata vazhdojnë të jenë bashkë, madje janë duke përgatitur ceremoninë e dasmës në muajin shtator. Çfarë po ndodh me çiftin?
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb