TIRANË– Ashtu në grup, siç kishin paralajmëruar më herët të gjithë deputetët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike kanë marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë. Nga kjo mbledhje janë përsëritur akuzat ndaj Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj për të vëllain që sipas PD është dënuar në Itali për trafik droge si dhe është kërkuar dorëheqja e tij.

Gazetarja Erjola Jata raportoi për “BalkanWeb” se të pranishëm ishte edhe kreu i AMF Ervin Koci. Deputetja e PD, Jorida Tabaku Tabaku theksoi se anëtarët e majtë të Komisionit të Ekonomisë kanë ndihmuar trafikun e lojërave të fatit për Agron Xhafajn, duke pezulluar ligjin. Ajo tha se ministria e Brendshme është kthyer në strehë trafiku.

Debatet:
Jorida Tabaku: Prej 10 ditësh në media qarkullojnë informacione për vëllain e Fatmir Xhafajt. Antare të këtij komisioni kane ndihmuar drejtpërdrejt vëllain e Xhafajt për lojërat e fatit. Ky komision nuk mund të vijojë punën normalisht pas fakteve të zbuluara për Agron Xhafen, vëllain e ministrit te Brendshëm. Axhenda e parlamentit duhet ta jete kjo çështje pasi ministria e brendshme është kthyer ne strehë trafiku.
Erion Brace: E para ky komision është komision ekonomie, nuk është as gjykate popullore dhe as gjykate politike. Ky komision ka një rend dite pune e cila është veprimtaria e AMF. Jam gati të flas për gjithçka dhe për lojërat e fatit me emra e mbiemra.
Bardh Spahiu: Po flasim për drogën qe po mbyt kalamajtë tanë.
Erion Brace: Zoti Spahia ju nuk jeni anëtare komisioni.
Bardh Spahia: Jam deputet dhe kam të drejtën e fjalës.
Erion Brace: Unë jam i paaftë te flas për ketë që kërkon ti. Kam ftuar kreun e AMF te lutem mos ndërhy. Ka patur dje një reagim te qarte publik politik qe i benë thirrje institucioneve te hetojnë menjëherë ngjarjen duke filluar nga ajo qe është bere publike deri tek i fundit. Te hetohet e gjitha nga fillimi deri në fund dhe të gjithë përgjegjësit brenda.

Erion Brace:  Ka dhe një reagim tjetër kallëzim penal ne prokurori qe i jep mundësinë prokurorisë se Republikës të arrestojë cilindo që e meriton të arrestohet ne Republikën e Shqipërisë. Unë mbledhjen po pres ta vijoj për AMF.

Edmond Spaho: Vendi ndodhet në një gjendje ku ne nuk mund të rrimë indiferent. Vendi nuk ndodhet në një situate normale. Ne nuk po themi dhe nuk insistojmë të marrim atributet e prokurorisë dhe gjykatës. Zotëria është i dënuar nga gjykata e vendit fqinj. Ne pyesim perse nuk vepron ligji antimafia? Xhafaj dje automatikisht duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Vendi ndodhet ne pike kritike. Ne po kërkojmë të futemi në normalitet, pasi vendi po futet në greminë.

Flamur Noka: Jeni deputet i vjetër Brace dhe per gjera qe nuk i dini mire ose bëni se nuk i dini mire. Ju sot mund të keni prioritet raportin, por shqiptaret kane një axhende tjetër. Shqipëria është nen pushtetin e krimit dhe drogës.

Erion Brace: Gjithkush duhet të flasë në emër të ligjit.

(PD largohet nga Komisioni i Ekonomisë)

Erion Brace: Prokuroria të denoncoje çdo gjë qe është denoncuar nga PD.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb