Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Deklaratat e Ramës “Nëse BE mbyll dyert bashkohemi me Kosovën”, reagon Maja Koçijançiç

Kocijancic

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Koçijançiç, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama ditën e djeshme. E pyetur nga “Blic” për deklaratën se “është i mundur bashkimi i Shqipërisë dhe Kosovës”, Koçijançiç tha se duhet të ruhen marrëdhëniet e mira me fqinjët, teksa shtoi se Ballkani ka një të ardhme të qartë evropiane

“Siç ka qenë konfirmuar se fundmi edhe nga Këshilli i Evropës, rajoni i Ballkanit Perëndimor ka një të ardhme të qartë evropiane. Për të arritur këtë qëllim ne bashkëpunojmë me të gjithë partnerët në rajon pa u larguar nga parimi i pajtimit dhe bashkëpunimit rajonal”, tha Koçijançiç.

Çdo formë e ndikimit politik, theksoi ajo, është e dëmshme për konsolidimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha dje se nëse perspektiva anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE vazhdon të zbehet, nuk mund të përjashtojë bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës.

(el.sp/BalkanWeb)


Komente ( 8 )

  • ...

    Mir e ke then
    VK me gjithe EU.

  • Dhe enveri e permende shume here kosoven dhe mbrapa skene ja fuste kosoves se ishte marveshje me TITON dhe EDI RAMA eshte ne marveshje me VUCIC prandaj mos u mundo ta kruash shume me kosovaret se do ta skuqin sumen. Me kosoven nuk tallesh dot EDI RAMA eshte derdh gjak 100 vjet atje dhe nuk jane si kto mocaloret ton qe je mesuar ti triblosh si je mesuar ti. Kujdes kur permend kosoven se kosova ka qeverine e vet qe flet jo ti.

  • Koka I karvanit e din mire qe sa here trash zerin me BE ata te shtyjne afatet….dhe kjo eshte ekzakt ajo qe ai don.
    Tashme qe dhe opozita ka “prek fundin” sa i takon mbeshtetjes…aq me mire, thuaj çte duash. Te e fundit je vend sovran e nje do i duhet per firme. Ne mungese te alternatives…

  • Me vjen keq z.rama por bashkimi kombtar duhet te ishte mbi ate serb,malazez,grek,portugez,sllovak etjer
    Ai kombtar eshte jetik ndersa ai ne be me vone mund te shperbehet edhe si jugosllavia askush nuk garanton sa zgjat be

  • Pergjigje shume diplomatike, nuk e hodhi poshte prere bashkimin, por thote se rajoni ka perspektive te qarte europiane. Nuk mund te thote se çfare do ndodhe nese BE shperbehet, se ky nuk eshte problemi i saj, dhe as qe ekziston si hipoteze ne Bruksel. Por nqs ndodh… atehre dy duar per nje koke jan dhe gjithsekush t’i dale zot vetes.

  • Deklarata e Ramës është e logjikshme dhe e sigurtë që nuk është lëshuar kot në ajër!
    Pa dyshim që dikujt mund ti jetë dukur politike, mua nuk është aspak e tillë.

  • Gjeti kercenim te ri ky…ta “frikesoje” EU

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .