PRISHTINE- Kryesuesi i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, Shpejtim Bulliçi, do të paraqesë sot para Komisionit për Integrime Evropiane informacionet e gjeturat nga terreni rreth demarkimit të kufirit me Malin e Zi.

Ditë më parë, anëtarët e këtij komisioni e kanë njoftuar kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj, për punën e tyre të deritashme në mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave nga burimet e ndryshme.

Këto informacione janë mbledhur nga terreni si dhe nga takimet e punës të zhvilluara gjatë javës së kaluar në Republikën e Kroacisë dhe të Sllovenisë, me qëllim të sigurimit dhe verifikimit të të dhënave faktografike, konsultimeve dhe shkëmbimeve të përvojave me zyrtarët relevantë të këtyre shteteve.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: