Philippe Coutinho ka thyer për herë të parë heshtjen duke folur për transferimin e tij të dështuar drejt Barcelonës. Në një intervistë për “ESPN Brazil”, futbollisti i Liverpul nuk e ka mohuar se gjatë verës dëshironte nja kalim të katalanasit.

“Ajo çfarë ndodhi ishte se mora një ofertë pune dhe në jetë ndonjëherë të intereson, e ndonjëherë jo”, tha Coutinho në përfundim të ndeshjes mes Liverpool dhe Burnley.

“E gjithë bota e di që mua më interesoi ajo ofertë, po ashtu edhe familjes sime. Siç e kam thënë edhe më parë, për mua ishte një nder që mora ofertë nga një klub si madh si Barcelona, por në të njëjtën kohë është një nder që të jem edhe këtu. Liverpool është një klub me emër në të gjithë botën, jam pjesë e tij dhe do të jap më të mirën time si gjithmonë”, tha Coutinho.

Coutinho, që në javën e dytë të muajit gusht kërkoi transferimin e tij të nënkampionët e Spanjës, pranoi se kaloi javë të vështira gjatë merkatos së verës, por që tani e kaloi. Braziliani shtoi se tani synon të bëjë një sezon pozitiv dhe të mendojë për Liverpoolin, por edhe përfaqësuesen e Brazilit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb