TIRANE- Të tjera detaje dalin në dritë nga arrestimi i ekzekutorit të vrasjes së Devi Kasmit, shtetasit grek Efitmiu Eftimius. Ky i fundit u arrestua sëbashku me grupin e shqiptarëve, Elton Halipaj, Malvin Dinellari-siguroi infrastrukturën, Elton Hoxhallari, të cilët merrnin porosi për vrasje me pagesë sipas policisë, ndërsa në kërkim është shpallur Altin Aurel Hoxhallari, i cilësuar si organizatori i grupit.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se ka dyshime që vrasësi që është kontraktuar nga Aurel Hoxhallari, është paguar me një shumë prej 25 mijë eurosh.

Burime zyrtare bënë me dije se gjatë arrestimit shtetasit grek i është gjetur një shumë e tillë, që mendohet se ka qenë pazari për ‘kokën’ e 42-vjeçarit. Po ashtu, të njëjtat burime pohojnë se shtetasi grek, një ish-pjesëtar i forcave speciale greke, kishte ardhur në Shqipëri dy muaj më parë, ndërsa thuhet se kishte si synim që të largohej pak kohë pas vrasjes që mos të lindte ndaj tij asnjë dyshim.

Thuhet se 41-vjeçari kishte kontakte të hershme me grupin kriminal. Sakaq, deri më tani nuk dihet se çfarë ka dëshmuar ekzekutori në polici.
336554

greku

336553
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: