Tekniku italian Karlo Ançeloti është shkarkuar nga stoli i bavarezëve pas disfatës nga PSG. Vendimi për 58-vjeçarin u mor në një mbledhje të drejtuesve të klubit të Bajernit, pasi analizuan situatën.

Sipas mediave gjermane, zëvendësuesi i tij në stolin e skuadrës gjermane do të jetë trajneri aktual i Liverpulit, Jurgen Klop.

“Si zëvendësues të Ançelotit në sezonin 2018-2019, Bajernit i nevojitet një personalitet që di si të menaxhojë yjet dhe talentet e reja që ka në strukturë kjo skuadër, shumë pasion dhe ide për lojën”, shkruan “Bild”.

Deri në emërimin e një tekniku të ri, trajneri i përkohshëm i ekipit do të jetë Uili Sanjol.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: