Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Dita e parë si ministre e Mbrojtjes, Olta Xhaçka e nis me “gafë”. Ja ç’ka ndodhur

Xhacka

TIRANË- Ministrja e re e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka marrë detyrën sot nga paraardhësja e saj Mimi Kodheli, por e ka nisur me një ‘gafë’.

Me sa duket për stafin e ish-ministres së Mbrojtjes ka qenë e vështirë ndarja me të, aq sa duket se nuk duan t’ia heqin ende emrin nga shkresat.

Në njoftimin për mediat të shpërndarë nga Ministria e Mbrojtjes është bërë një lapsus, pasi thuhet se Ministrja e re e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli mori sot detyrën, kur në fakt duhej Olta Xhaçka. Më pas njoftimi vijon pa lapsuse të tjera.

min

“Ministrja e re e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli mori sot detyrën pas ceremonisë së betimit të ministrave të kabinetit të ri qeveritar.
Znj. Olta Xhaçka bëri betimin në Presidencë bashkë me kryeministrin, z. Edi Rama dhe pjesën tjetër të anëtarëve të Këshillit të Ministrave.
Pas ceremonisë së betimit në Presidencë, ministrja e Mbrojtjes, znj. Olta Xhaçka mori detyrën, të cilën ia dorëzoi paraardhësja e saj, znj. Mimi Kodheli.
Znj. Olta Xhaçka është e dyta femër që zgjidhet ministre e Mbrojtjes, pas znj. Mimi Kodheli, e cila drejtoi për 4 vite me radhë këtë dikaster të rëndësishëm të shtetit shqiptar”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes.


Komente ( 6 )

  • u77

    Qiellin na e ruan Greqia, detin Italia, vete jemi ne NATO, atehere kot pse duhet te kemi Ministri Mbrojtje?!

  • Qentë partiakë të Mrikës, nuk mund të mësojnë emër tjetër, përveç atij të mbesës së Pal Vatës!

  • Oltes i uroj suksese. Gjera qe ndodhin dhe nuk gafa e saj por e kaurres nga Puka.
    Olta, shpresojme te vij me seriozitet dhe perkushtim, ta doje ushtrine dhe ushtaraket dhe ti trajtoje ata si bashkepunetore. Nje ore e me pare ajo nuk duhet te lejoje veten te punoje me harbutat e Mrikes por te vije me stafin e saj dhe te njohe njerzit e zote dhe te perkushtuar qe Mrika ua ndryshi ndjenjat dhe forcat e tyre.

  • Haha..nuk eshte se nuk ndahen dot nga ish ministrja por niveli i tyre medioker ne punen qe kane bere dhe bejne. Ne zyre nuk mund te besh vetem ‘copy’ dhe ‘paste’ por eshte me shume se aq. Mjere populli shqiptar se cfare ka ne administraten shteterore.

  • Dua arme e municion o se do shkoooj
    E urrej dhe un fashizmin o do luftooooj



Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.