Djegia e lëkurës nga dielli së shpejti mund të jetë veç në kujtimet tuaja, pasi shkencëtarët kanë shpikur një byzylyk që ndryshon ngjyrë kur lëkura fillon të digjet nga rrezet e dielli.
Byzylyku mund të merret kudo dhe nuk mund të dëmtohet nga dielli. E keqja e këtij byzylyku është se mund të përdoret vetëm një herë dhe pritet të dalë në treg në fillim të vitit 2016.

Shpikësi David Hazafy ka thënë se kompania e tij është duke tentuar që të gjejë një mënyrë të mirë për të mbrojtur njerëzit nga rrezet e diellit derisa ata shijojnë pushimet verore në bregdet, transmeton Koha.net.

“Është mirë të qëndroni në diell mirëpo nuk jeni të sigurt nëse lëkura juaj digjet”, ka thënë Hazafy.

Byzylyku përbëhet nga plastika në ngjyrë të kaltër dhe pluhuri metalik.

Pluhuri absorbon dritën ultravioletë dhe energjinë e transferon në ngjyrë që gradualisht fillon të ndryshojë nëse lëkura fillon të digjet.

Një byzylyk i tillë pritet të kushtojë 60 euro.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb