Nga: Klodjana Haxhiaj

DURRES– Bien të gjitha dyshimet se aksidenti me dy të vdekur në Maminas mund të ishte vrasje. Policia e Durrësit ka dërguar në prokuroi dosjen e aksidentit të ndodhur dy net më parë në Maminas të Durrësit me pasojë vdekjen e dy personave të Bujar Agalliut dhe të 23-vjecares Elena Avdillarit. Grupi hetimor ka marrë në shqyrtim pamjet e vëna në dispozicion nga karburanti dhe pasi janë analizuar pamjet dhe provat e grumbulluara është arritur në konkluzionin se ngjarja është aksidentale duke përjashtuar mundësinë e një vrasjeje të mundhshme.
Karburanti ka patur funksionale 2 nga 4 kamerat e sigurisë të cilat kanë filmuar vetëm përplasjen e ‘Benzit’ taksi me tabelën e çmimeve në pjesën e jashtme të karburantit. Rezulton se shkak i aksidentit është goditja nga pas e ‘Benz’-it taksi që drejtohej nga 60 vjecari Bujar Agalliu nga ‘Benzi’ tip Ml që drejtohej nga 24-vjecari i shpallur në kërkim policor Fatjon Zhaporja nga Rragami i Tropojës me banim në Tiranë.

Ekspertët kane konkluduar se Zhaporja ka qenë me shpejtësi skëterrë mbi 200 km në orë dhe ka goditur nga pas në parakalim e sipër taksinë ku udhëtonte Bujar Agalliu taksist dhe pasagjere 23-vjecarja Avdillari. Parakalimi i gabuar nga Fatjon zhaporja dhe Rruga e dëmtuar janë përcaktuar si shkak i aksidentit’.

Grupi hetimor ka dalë në konkluzionin se viktima 23-vjecare nuk ka asnjë lidhje me Fatjon Zhaporen autorin e aksidentit dhe ish-pronarin e mjetit Dardan Gjeka. 23-vjecares nga Kombinati iu gjet një biletë në çantë për të udhëtuar me linjën Durres-Bari. 
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: