Melania Trump ka paditur tabloidin e njohur britanik ‘Daily Mail’ dhe një blogger amerikan. Padia për 46-vjeçaren sllovene është bërë nga avokati i saj Charles Harder.

Tabloidi ‘Daily Mail’ shkroi para disa ditësh se bashkëshortja e Donald Trump ka punuar në vitet 1990 si eskortë.

Avokati i Melania Trump u shpreh se ai do të kërkojë një dëmshpërblim prej 150 milionë dollarësh për klienten e tij.

Sipas Harder, të akuzuarit kanë shkruar disa gjëra që nuk janë të vërteta dhe të cilat dëmtojnë jashtëzakonisht reputacionin personal dhe profesional të Melania Trump, por edhe të bashkëshortit të saj që po garon për të qenë Presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb