Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

“E ëma ma la ta ruaja”, Stresi rrëfen historinë e dashurisë dhe fejesën e fshehtë

stresi-2

TIRANE – Disa ditë pasi postoi një foto me të dashurën e tij në Instagram, të gjithë menduan se Stresi ka ndryshuar, është dashuruar. Por edhe historia e dashurisë paska qenë një film më vete, si ata që ai luan në klipet e tij, por edhe ata të tjerët të jetës reale, që nuk kanë shumë ndryshim nga të parët.
Gjithsesi, Stresi është i dashuruar dhe sot, më shumë se asnjëherë tjetër mund ta kuptojnë të gjithë. i ftuar në Top Magazine, reperi i njohur ka rrëfyer historinë e dashurisë me Kejsin, me të cilën edhe është fejuar në fshehtësi.

stresi
Për herë të parë publikisht, Stresi pranoi se lidhja me Kejsin, përgjatë 3 vjetëve, ka kaluar shumë peripeci (kush dyshon për këtë kur në mes është Stresi), megjithatë të dy ia kanë dalë që vazhdojnë të jenë sot bashkë: “Nuk ka qenë e lehtë të vinin deri këtu, e kemi mbajtur shumë të fshehtë lidhjen dhe kemi qenë jashtë gjithë kohës, derisa një person i tretë, pa dashje, i shpërndau fotot dhe ja ku u krye muhabeti…” – tha Stresi për foton me Kejsin, e cila pushtoi rrjetin.

52baabf3f567c7cbfa90067e6472d516
Po cila është Kejsi dhe si u njoh reperi me të?
Historia e njohjes është po aq interesante. E ëma e Kejsit, ia kishte besuar të bijës Stresit për ta ruajtur në lagje para tre vjetësh. Kjo, edhe për faktin se Kejsi, siç tregon Stresi, është një vajzë e cila e mban shumë veten dhe bie shumë në sy. Me kalimin e kohës, duke e “ruajtur”, Stresi e dashuroi dhe… ajo gjithashtu. “Ne shkonin shumë mirë si fqinj, Kejsi është shumë e mbajtur, është vetëm 22 vjeç, unë jam 31, kështu që thashë më mirë të ketë një burrë talent si unë… “

stresi-3
Por në mes ka akoma një qejfmbetje: “Nuk kemi folur më me nënën e saj. Unë jam munduar t’i flas, por ka hatërmbetje prej disa muajsh… Ndoshta ka dëgjuar për të kaluarën time, ndoshta nuk ka shumë besim tek unë, por vajza më do”, – thotë Stresi.
Megjithatë, çifti është i vendosur. Ata, madje, edhe janë fejuar në fshehtësi: “Ne jemi fejuar fshehur, askujt nuk ia kemi treguar, nuk na ndalon dot askush…” – thotë ai i vendosur.

Kejsi vazhdon studimet edhe për disa muaj në Kanada dhe pas tyre, ata do të nisen për muajin e mjaltit në Australi.
A do të vijë një dasmë së shpejti? Kjo nuk është akoma në planet e afërta, por për Stresin me rëndësi është që edhe kur të vijë ky moment, nuk do të jetë mediatik, përkundrazi, gjithçka do të jetë në privatësi të plotë.
(BalkanWeb)


Komente ( 15 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .