TIRANE –Të gjithë ata që po u shkojnë gjërat ters ditën e sotme, duhet të qetësohen dhe të presin të ndërrohet data në kalendar… është e premte 13.

E “premtja e mallkuar” është një bestytëni kristiane, e cila vjen nga fakti që dita kur Krishti u kryqëzua ishte e premte, ndërsa ai që tradhtoi ishte Juda, i 13-ti midis dishepujve të tij.

Frika nga numri 13 quhet triskaidekafobija. Ky numër konsiderohet i pafat sepse vjen pas numrit 12, i cili në tërë botën vlerësohet si numër komplet – 12 muaj në vit, 12 shenja të zodiakut, 12 perënditë e Olimpit dhe 12 apostuj të Jezusit

Sipas vlerësimeve, më shumë se 60 milione persona në të gjithë botën ndikohen shumë nga kjo ditë dhe preferojnë të qëndrojnë në shtëpi. Por kjo besëtytni besohet ende në ditët e sotme. Për shembull në Britaninë e Madhe dhe në Irlandën e Veriut në 20 destinacionet më popullore reduktohet me 5% çmimi i biletave të avionit për të gjithë ditën e premte 13 shjkruan Tgcom24
Ndërsa biletat për ishujt Kanarie bien nga 63 paund në 36 paund. Më pak fjalë një e premte e zezë 13, por që për të udhëtuar është më ekonomikja që mund të gjeni.

Ja disa fakte interesante për numrin e “Tersit”.

1. Disa ndërtesa, në mbarë botën, nuk kanë kat të 13-­të, ndersa disa spitale dhe terminale të aeroporteve nuk e vendosin numrin 13 në dhomat dhe dyert e tyre.
2. Hollywoodi e kapitalizoi frikën prej të premtes 13 me filmin “E premtja 13” i shfaqur më 1980
3. Ekonomia amerikane çdo të premte me datë 13 humb miliona dollarë sepse njerëzit për shkak të besëtytnive i anulojnë shumë aktivitete biznesi.
4. Ish­lideri i Kubës, Fidel Kastro, është lindur me datë 13 të një dite të premte në vitin 1926.
5. Reperi Tupac Shakur është shpallur i vdekur më 13 po ashtu ditë e premte në vitin 1996.
6. Parashikohet që më 13 prill 2029, e premte, asteroidi 99.942 do të jetë në pikën më të afërt me Tokën.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb