TIRANE- I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ të gazetares Nisida Tufa në News24, deputeti dhe nënkryetari i PD, Edi Paloka ka folur për analizën që do bëjë PD për humbjen në zgjedhje si dhe reformimin e strukturave.

Paloka u shpreh se ka nisur një proces i gjerë me anëtarësinë për të dalë në një përfundim për rezultatin e dobët në zgjedhje.

“Procesi që ne kemi nisur synon konsultimin e gjerë të anëtarësisë së PD dhe marrjen e disa informacioneve për të kuptuar atë që ndodhi dhe në varësi të saj për të gjetur zgjidhje për të ardhmen. Ky konsultim dhe marrja e informacioneve do na bëjë ne të qartë për të kuptuar se kush ishin ata që nuk na votuan. Janë votues që i tunduan presionit dhe parave?

Pra pse nuk na kanë votuar? Janë një pjesë e këtyre që janë larguar nga Shqipëria bashkë me fëmijët? Janë mbi 200 mijë njerëz. Janë pjesë e njerëzve që për mirë apo për keq u detyruan të dorëzojnë kartat e identitetit? Janë nga ata që nuk votuan, pasi nuk iu pëlqeu Lulzim Basha apo marrëveshja dhe zërat se PD dhe PS do qeverisin bashkë? Pra ka shumë pikëpyetje, përgjigjet e të cilave ne duhet t’i kërkojmë dhe ta dimë. Këto 8 javë ne na shërbejnë edhe për strukturimin e partisë”- tha Paloka, raporton ‘BalkanWeb’.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: