“BalkanWeb” mëson se klubi i Kukësit ka vendosur që të mos i japë lojtarëve rrogat e nëntorit dhe dhjetorit.

Ky vendim është marrë nga presidenti Safet Gjici në formë gjobe pas paraqitjeve të dobëta të skuadrës dhe gjithçka është vendosur tashmë.

Përveç futbollistëve edhe stafi teknik nuk do t’i marrë këto rroga të dy muajve.

Burime për “BalkanWeb” pranë lojtarëve të ekipit kuksian shprehen se ky vendim ka lënë shumë të zhgënjyer futbollistët, madje pritet një furtunë e madhe largimesh.

Kujtojmë që disfata e radhës në kampionat, humbja me Luftëtarin në shtëpi ka sjellë edhe fillimin e largimeve të paralajmëruara nga presidenti Safet Gjici pak ditë më parë në radhët e Kukësit. Ndërsa klubi është në kërkim të një trajneri pas largimit të Milinkoviç.

Ditë më parë drejtuesit e klubit lajmëruan mbrojtësin Rexhep Memini, mesfushorin Milosh Krkotiç dhe sulmuesin Ndriçim Shtubina që të kërkojnë një sistemim të ri për pjesën e mbetur të sezonit. Këto largime ishin dhe fillimi i “dorës së hekurt” të presidentit Gjici, pas rezultateve të dobëta në kampionat.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: