Stephan El Shaarawy ka bërë të ditur se objektivi i tij është që të luajë mirë me Romën, në mënyrë që të sigurojë një vend në ‘Euro 2016’.

Sulmuesi italian po vazhdon me formën e shkëlqyer qëkur u transferua tek verdhekuqtë dhe shënoi një gol edhe në derbi kundër Lazios.

“Ishte një ndjenjë e madhe të shënoja në derbi dhe të fitonim. Duhet t’i komplimentoj bashkëlojtarët e mi”.

“Duhet ta vazhdojmë këtë rrugë dhe të mos dorëzohemi. Napoli bëri një gabim, prandaj ne duhet të rrimë pas tyre dhe ta mbrojmë vendin e tretë”.

“Jam i lumtur këtu dhe kam arritur të integrohem menjëherë. Objektivi im është të luaj mirë me Romën, në mënyrë që të luaj në ‘Euro 2016’ si protagonist”, ka deklaruar futbollisti që është në pronësi të Milanit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: