ITALI – Autoritetet italiane kanë arrestuar shqiptarin Asim Koleci si pjesë e një aksioni të nisur që në vitin 2015.

31-vjeçari shqiptar ishte bosi i një organizate të madhe trafiku prostitutash dhe me këtë aktivitet të paligjshëm arrinte të nxirrte fitime të mëdha.

Për transportin e prostitutave në vendin e punës, shqiptari paguante një familje italiane. Sipas mediave italiane mendohet se shuma që fitonte bosi i organizatës ishin 100 mijë euro vetëm nga një punëtore seksi.

Në mesin e 15 prostitutave që shfrytëzoheshin nga banda shqiptare ishte dhe një e mitur rumune, 16 vjeç, që pasi shkoi në Itali për një punë përfundoi prostitutë. Të gjitha paratë e nxjerra nga ky aktivitet  shkonin në duart e Asim Kolecit.

Shumat e mëdha stratosferike që fitoheshin ndaheshin mes ukrainasve dhe rusëve, ndërsa pjesa më e vogël e fitimeve i shkonin familjes italiane që transportonte prostitutat. Të arrestuarit janë: Asim Koleci, Myslim Hoxha, Lulzim Hoxha, Mendtor Domazeti, Monaco Giovani.
 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb