TIRANE- Një ditë pas publikimit të një shkelje ana e deputetit Erjon Braçe, sa i takon siguracionit të mjetit dhe kolaudimit të makinës, ky i fundit ka vendosur që t’i drejtohet Qendrës së Kontrollit Teknik të Automjeteve.

Ditën e djeshme JOQ publikoi një shkelje flagrante të deputetit socialist, ku në bazë të dokumentit të publikuar, Braçe kishte 10 muaj që lëvizte i qetë pa bërë siguracionin dhe kolaudimin e makinës që më datë 29.04.2016.

Një shkelje e tillë ngjalli reagim publik, por nuk pati një reagim zyrtar nga ana e deputetit Braçe, i cili mëngjesin e sotëm është fotografuar bashkë me mjetin e tij në Qendrën e Kontrollit Teknik të Automjeteve.

Ndonëse nuk bëri një justifikim publik për këtë shkelje të ligjit, deputeti socialist u përpoq që të rregullonte “gabimin” në mënyrë sa më diskrete, por pavarësisht kësaj nuk arriti t’u shpëtojë syrit të “fotografit”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: