TIRANEDeputeti i PS, Erjon Braçe ka denoncuar dhe ka kërkuar arrestimin e kryetarit të bashkisë së Rrogozhinës, Beqir Nuredini, i cili vjen nga radhët e PDIU. Përmes një statusi në ‘Facebook’, Braçe thotë se kreu i bashkisë së Rrogozhines po konsumon sipas tij një krim duke iu vendosur zjarrin çdo natë plehrave e duke ndotur rrjedhimisht disa fshatra nga gazrat që çlirohen.

Statusi i Erjon Braçes:
A do ta lidhe kush kete Kryetarin e Bashkise ne Rrogozhine?! Ate personalisht, kerkend tjeter!! Shihni ckrim po ben!! Cdo nate ju ve zjarrin plehrave dhe, Cermat duke nisur nga e Cerma e Siperme, Thanasaj etj fshatra aty prane, NDOTEN MASIVISHT NGA GAZRAT QE CLIROHEN PREJ DJEGIES!! Une nuk kam kujt i them me! Tani po i apeloj publikisht Inspektoriatit te Mjedisit, Policise se Shtetit gjithashtu. Rrogozhina po kthehet ne ferr per Cermat keto 20 vitet e fundit! Ne fillim derdhnin plehrat ne lum, tani i jane turrur lumit dhe po e gerryejne e shkaterrojne per inerte, gazrat prej djegies jane shume fare!
20561898_325046424587867_1556006554_n
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: