SHKUP– Eurokomisioneri për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han së bashku me 3 eurodeputetë po zhvillojnë një vizitë zyrtare në Maqedoni ku pritet të takohen me zyrtarë të lartë të vendit për zgjidhjen e krizës politike.

Në axhendën e Hahn ishte parashikuar edhe një takim me liderin e PDSH-së, Menduh Thaçi në orën 12:40, por ai është anuluar.

Anulimi ka ardhur për shkak të axhendës së ngjeshur të eurokomisarit Han, dhe se PDSH nuk është pjesë e ceshtjes. Nga ana e BE-së u kërkua qe mundësisht takimi mos zhvillohet këtë radhë.

Nga PDSH kanë theksuar se kryetari Thaçi me mirëkuptim pranoi kërkesën dhe ka shprehur mbështetje të plotë ndaj përpjekjeve të BE-së për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: