Trajneri italian, Fabio Capello, nuk ka dyshime kur është fjala për futbollistin më të mirë në botë. Italiani mendon se ylli i Barcelonës, Lionel Messi është më i miri në epokën e tij.

“Ju mund të flisni për lojtarët më të mirë në histori, sepse futbolli ka pasur kohë të ndryshme dhe një lojtar ka qenë më i shkëlqyer në krahasim me tjerët”, ka deklaruar Capello, sipas mediave italiane.

“Në fillim ishte Di Stefano, Pele pastaj më vonë Maradona e tani Messi”, theksoi ish- trajneri i Realit, Romës dhe Juventusit.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb