TIRANË- Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka shkuar në punë sot me pak minuta vonesë, duke i lënë vend aludimeve për një dorëheqje të mundshme. Gazetarja Dorjana Bezat referuar burimeve nga Ministria raportoi për “BalkanWeb” se ndryshe nga ditët e tjera kur që në mëngjes shkonte në zyrën e tij, Xhafaj ka mbërritur disi me vonesë.

Po kështu jashtë ambienteve të Ministrisë së Brendshme, ku është parkohet automjeti i ministrit, vendi ka qenë bosh deri në orën 10:30. Rreth orës 10:20 ka mbërritur në zyrë zëvendësministri i Brendshëm Julian Hodaj. Por më pas ka qenë edhe numri një i dikasterit të Brendshëm që ka shkuar në Ministri.

Kujtojmë se Partia Demokratike ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm prej ditësh duke publikuar materiale që sipas tyre implikojnë Xhafajn me mbrojtjen e vëllait të tij, të dënuar në Itali me 7 vjet e 2 muaj burg për trafik droge. Dje tre përfaqësues të PD, Enkelejd Alibeaj, Gazmend Bardhi dhe Ervin Salianji publikuan një audio-përgjim që sipas tyre tregonte një bisedë mes Agron Xhafajt dhe një trafikanti droge. Ndërkohë që Tirana zyrtare ‘zien’ nga ngjarjet kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Francës ku do takohet me Presidentin Manuel Macron.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: