Me rastin e 8 Marsit, kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, preferoi që të paraqiste në faqen e tij një grup femrash, të cilat kryenin punë të ndryshme.

Ndër to, ajo që tërhoqi vëmendjen dhe u bë edhe kryefjalë e mediave rozë ishte policja simpatike e Policisë Bashkiake, Disilva Muçopata.
dasilva-2
Në një intervistë ekskluzive për “Gazetën Shqiptare“, Disilva zbulon se si është të jesh pjesë e policisë, vështirësitë që has në përditshmërinë dhe paragjykimet apo edhe ngacmimet që mund të ketë duke qenë femër dhe për më tepër simpatike.
dasilva-4
Jeni një nga policet simpatike të Tiranës, që kryebashkiaku zgjodhi të veçojë për 8 Mars. Si u ndjetë për këtë vlerësim?
Nuk e di nëse jam një nga policet simpatike që zgjodhi kryetari bashkisë. Ky është një vlerësim që duhet ta bëjnë të tjerët, nuk më takon mua ta bëj. U ndjeva e vlerësuar kur pash foton e nxjerrë nga kryetari i bashkisë.

Si është një ditë e zakonshme e Disilvës?

Një ditë e zakonshme pune fillon në orën 08:00 me marrjen e detyrave të ditës dhe daljen në terren për zgjidhjen e ankesave të qytetarëve të Tiranës, si dhe ruajtjen e hapësirës publike të këtij qyteti nga kundravajtjet administrative. Mbyllet me raportimin e detyrave të realizuara dhe përgatitjen për një ditë tjetër pune.

Ishte një dëshirë e juaja të zgjidhnit policinë apo…?
Zgjodha të konkurroj në Policinë Bashkiake për të ndihmuar në mbarëvajtjen e qytetit tim. Të kontribuoj edhe unë në ndërtimin e një jete më të mirë në këtë qytet, që të ardhmen ta shohim këtu dhe jo me sy e mendje jashtë vendit. Duke qenë se rrjedh dhe nga një familje ushtarake, mendova se nuk do ta kisha të vështirë të përshtatesha.
Intervistën e plotë mund ta lexoni duke klikuar në linkun e mëposhtëm: http://www.gsh.al/2018/03/21/terhoqi-vemendjen-e-te-gjitheve-flet-policja-seksi-gjate-nje-aksioni-na-kane-sulmuar-dhe/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb