Kukësi ia ka arritur të marrë atë që kërkoi përballë Laçit edhe pse me shumë vështirësi. Skuadra e austriakut Pacult fitoi minimalisht 1-0 përballë kurbinasve pas golit të shënuar nga futbollisti Dzaria, i cili gjithashtu gjeti për herë të parë golin me skuadrën kampione në fuqi.

Këmbënguljet e Kukësit do të shpërbleheshin në minutën e 80-t, kur ndërkohë kujtojmë se Laçi ishte ndëshkuar me të kuqe. Futbollisti Ekserda mori kartonin e dytë të verdhë pas prekjes së topit me dorë.

Më ketë fitore Kukësi ngjitet përkohësisht në vendin e dytë me 35-s pikë, po aq sa Flamurtari që luan në orën 17:00 përballë Teutës. Ndërsa Laçi pozicionohet në vendin e 5-t me 30-t pikë. Kjo ishte ndeshja e 5-t e Laçit pa fitore.

Kukësi 1-0 Laçi

80′ Dzaria

Minutë pas minute

90+4′ Përfundon takimi

86′ Zëndësim te Laçi, largohet mbrojti Sefgjinaj, në fushë, sulmuesi, Redon Xhixa.

81′ Ymeraj provon me një goditje nga distanca, por topi përfundon jashtë kuadratit.

80′ GOOOOOOL Kukësi. Irakli Dzaria realizon golin e parë me fanellën e Kukësit, pas grushtimit të gabuar të portierit Selmani.

76′ Zëvendësim i dytë te Kukësi, largohet Ethemi, në lojë Amido Balde.

71′ Zëvendësim te Kukësi, largohet Eni Imami, në fushë Maldin Ymeraj.

65′ Eskerda ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë pas prekjes së topit me dorë, duke lënë Laçin me 10 lojtarë.

58′ Kukësi kërkon me ngulm golin. Shkodra dhe Guri kishin mundësinë ideale për të kaluar në avantazh verilindorët, por nuk u morën vesh me njëri-tjetrin, duke shpërdoruar një rast ideal.

50′ Çfarë mundësie për Laçin, Rexhinaldo merr një krosim nga e djathta, por nuk arrin të devijojë topin drejt rrjetës.

48′ Imami provon me një gjuajtje nga distanca, topi përfundon në dorën e portierit Selmani.

46′ Nis pjesa e dytë

45+1′ Përfundon pjesa e parë

45′ Ndriçim Shtubina ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar në mesfushë.

43′ Provon edhe Eni Imami, por gjuajtja e mesfushorit është e dobët.

36′ Rexhinaldo provon me një gjuajtje nga jashtë zonës, por topi përfundon jashtë kuadratit.

34′ Një tjetër mundësi shënimi për Kukësin, me Sidrit Gurin, por ka qenë i vëmendshëm portieri Selmani i cili ka larguar rrezikun.

32′ Eskerda ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar.

17′ Eskerda ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes nga mbrapa ndaj Gurit.

12′ Mundësi mjaft e mirë për Gurin, i cili merr një asist nga Shkodra, kryqëzohet bukue me Ethemin dhe del i vetëm përball portierit Selmani, por ky i fundit ka reaguar mjaft mirë duke larguar rrezikun me këmbë.

3′ Goditje nga këndi pë Laçin, kroson Eskerda, por topi kontrollohet nga Enea Koliçi.

1′ Nis ndeshja në Kukës në stadiumin “Zeqir Ymeri”/ panorama sport

Në “Zeqir Ymeri” Kukësi do të presë sot skuadrën e Laçit për të diskutuar sfidën e javës së 21 të Superligës. Verilindorët e Pacult vijnë pas fitores në transfertë ndaj Partizanit ndërsa Laçi prej katër ndeshjesh nuk njeh fitore, e fundit kundër Lushnjës më 22 dhjetor.

Një sfidë që gjithmonë ka dhuruar emocione të forta duke patur parasysh rivalitetin e madh mes këtyre dy skuadrave.

Kukësi do t’i tentojë me domosdoshmëri 3 pikët për të kapur vendin e dytë, pasi verilindorët besojnë se dënimi i Skënderbeut do t’i hapë rrugën për t’u shpallur kampionë. Nga ana tjetër Laçi do të tentojë të mos humb terren në luftën për një vend në kupat e Europës.

Formacionet zyrtare

Kukësi: Koliçi, Idrizi, Hoxha, Musolli, Rrumbullaku, Ethemi, Imami, Dzaria, Kale, Shkodra, Guri.

Trajner: Peter Pakult

Laçi: Selmani, Shtubina, Lulaj, Qaqi, Sefgjini, Nika, Bardhi, Jonuzi, Eskerda, Uzuni, Rexhinaldo

Trajner: Gentian Mezani

Gjyqtarë: Juxhin Xhaja, Ermal Barushi, Enea Pashaj

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: