Ai vlerësohet të jetë sportisti i tretë më i pasur në botë, me mbi 700 milionë dollarë, pas mbylljes së karrierës, por duket se Floyd Mayweather është i pari në një tjetër fushë.

Në një intervistë të çuditshme me kukull në një kanal në YouTube, Mayweather deklaroi se kishte 7 të dashura.
“Sa të dashura kam?! Shtatë. Dalim për të ngrënë së bashku dhe me disa prej tyre me avion”, u shpreh ai duke shtuar se “Të kesh një të dashur, thuajse njësoj si të mos kesh asnjë”.
Kur u pyet se nëse do të ndeshej sërish për të përmirësuar rekordin e tij 50-0, Mayweather u shpreh se i “kam dhënë fund ndeshjeve, pasi rivali i radhës duhet të jetë nga ndonjë planet tjetër”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb