TIRANE – Ish-kapiteni i kombëtares Lorik Cana, së fundmi ka udhëtuar drejt Romës, ku është duke qëndruar për disa ditë atje. Ndonëse nuk merret më me futboll, ai ka ‘ndërruar’ fushë dhe i është kthyer biznesit. Vetëm pak muaj më parë ish –futbollisti ka hapur restorantin e tij më të ri në Prishtinë.

Untitled-1

Gjithashtu Loriku është shumë aktiv edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat foto nga jeta e përditshme. Data e sotme është një datë mjaft e rëndësishme për shqiptarët, e që në fakt futbollisti nuk e harron asnjëherë.

Ai ka publikuar një foto në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet një pikturë e Besëlidhjes së Lezhës, ngjarje e cila ndodhi në vitin më 2 mars 1444.

Lorik Cana ka treguar gjithnjë se është patriot dhe këtë më së miri po e vërteton me përkujtimin e datave të rëndësishme të historisë. “2 mars 144 Lezhë, bashkimi bën fuqinë, jemi një, Shqipëri Etnike”, shkruan ai përbri fotos.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb