TIRANE – Teksa pritet masa e sigurisë për 23 të arrestuarit pas ngjarjeve të dhunshme në Kukës për tarifën e Rrugës së Kombit, kryeministri Edi Rama është fotografuar duke konsumuar një kafe në një nga lokalet e Tiranës.

Ai ka qenë në kafe me Albin Kurtin dhe Fatmir Limajn, ndërsa shoqërohej nga kreu i grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

rama-limaj

Plot tensione u shoqerua situata para Gjykatës së Tiranës, ku dhjetera protestues nuk lejohen t’i afrohen godinës. Përplasje pati edhe brenda Gjykatës ku deputetët e opozitës kanë hasur përballjen me policinë që ka tentuar t’i nxjerrë jashtë duke u konfrontuar edhe fizikisht.

Deputeti i PD, Edmond Spaho, ka thënë për gazetarët se është dhunuar nga policia, duke treguar dhe gjak në këmishën e fytyrën tij.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: