Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

FOTO+VIDEO/ Portugali, zjarr në pyjet e Pedrogao Grande, 62 të vdekur, shumë viktima të bllokuar në makina

PORTUGALI-Të paktën 62 persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri të madh, i cili ka rënë në pyjet e Pedrogao Grande, në Portugalinë qendrore.

Sipas autoriteteve, shumë persona kanë humbur jetën dhe janë karbonizuar në makinat e tyre për shkak të tymit të madh.

Ka edhe 59 të plagosur, mes tyre 5 në gjendje të rëndë, dhe dy persona janë shpallur të humbur.
Në aksion morën pjesë rreth 600 forca zjarrfikëse dhe 190 mjete. Zjarri shpërtheu në komunën e Pedrogao Grande, në zonën e Leiria.

Flakët mendohet të jenë shkaktuar si pasojë e temperaturave të larta dhe e erës së fortë.

‘Zjarri vazhdon akoma të jetë aktiv në katër zona të pyllit, ku në dy prej tyre është shumë agresiv’ ka thënë ministri i brendshëm portugez Jorge Gomes.

Edhe disa forca zjarrfikëse mbeten të toksikuar nga zjarri. ‘Kjo është padyshim tragjedia më e madhe e viteve të fundit nga zjarret në pyje’, tha kryeministri i vendit Antonio Costa. Në verën e 2003 në vende të ndryshme të Portugalisë, për shkak të zjarrit humbën jetën 20 persona.
(da.xha/BalkanWeb)


KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .