Presidenti i Republikes Ilir Meta mori pjesë sot në nisjen e maratonës se 6 në Berat. “Maratona është disiplina sportive që kërkon forcë, rezistencë, durim, besim dhe vizion për të arritur një finish të suksesshëm,” shkruan ai në një status në Facebook.

” Urova pjesëmarrësit dhe bashkinë e Beratit për traditën e krijuar dhe premtova që vitin e ardhshëm do të jem dhe unë njëri ndër garuesit e maratonës,” vijon me tej Presidenti i Republikes.

Statusi i plote 

Një ditë e mrekullueshme sot në Berat, ku pata kënaqësi të merrja pjesë në startin e maratonës së gjashtë të Beratit, me pjesëmarrjen e gjeneratave të ndryshme nga gjithë trevat shqiptare. Maratona është disiplina sportive që kërkon forcë, rezistencë, durim, besim dhe vizion për të arritur një finish të suksesshëm. Urova pjesëmarrësit dhe bashkinë e Beratit për traditën e krijuar dhe premtova që vitin e ardhshëm do të jem dhe unë njëri ndër garuesit e maratonës.

 BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: