SHBA – Kërcimi i parë mes presidentit të ri të SHBA-ve, Donald Trump dhe Melania Trump në ballon inauguruese u bë nën ritmet e këngës “My Way” të Frank Sinatrës.

Trump dhe Zonja e Parë përfunduan ceremoninë e gjatë të betimit me një vals në një mbrëmje gala për forcat e armatosura. Cifti presidencial kërceu nën tingujt e këngës “My Way” ndërsa me pas u shoqëruan edhe nga fëmijët e Trump.

Melani mahniti me fustanin e bardhë tepër elegant, që i nxirrte në pah format e saj perfekte trupore.

“My Way” është shkruar nga Paul Anka, të cilit i ishte kërkuar që ta performonte këtë këngë gjatë ceremonisë së inaugurimit të Trump si president që do të zhvillohet sot në orën 17:00, por që kishte refuzuar ta bënte një gjë të tillë. Kënga u bë e famshme, kur u këndua nga Sinatra në vitin 1969.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb