FRANCË-Policia franceze ka kapur një ton kokainë që ka arritur në këtë shtet me aeroplan nga Kolumbia, raporton “Reuters” duke cituar një prokuror të Francës.

Lënda narkotike me vlerë 100 milionë euro, është konfiskuar në një depo në qytetin jugperëndimor francez të Bayonne.

Dhjetë persona me nënshtetësi kolumbiane, franceze, spanjolle dhe holandeze të dyshuar se janë përfshirë në transportimin e drogës për në Francë, janë arrestuar si pjesë e operacionit policor.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: