Sulmuesi shqiptar i Olimpiakosit zgjedh Greqinë. Futbollisti me origjinë nga qyteti i Beratit do të luajë me skuadrën helene të U-19-ës. 18-vjeçari është golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar me skuadrën e Olimpiakosit U-20, ndërsa së fundmi ka nënshkruar një kontratë me ekipin e të rriturve me kampionët e Greqisë.

Tashmë Mario Vrushaj ka bërë zgjedhjen e tij, ndonëse në rrjetet sociale pas lajmit se ai do të luajë për Greqinë janë ngritur edhe pretendime se ky ka qenë një vendim që ka ardhur pas neglizhencës që ka treguar FSHF ndaj 18-vjeçarit. Ndryshe raportojnë në FSHF ku edhe pse jo zyrtarisht tregojnë se ndaj lojtarit ka patur interesim konkret.

Gjithsesi, historia e vërtetë ka shtyrë sulmuesin nga Berati të zgjedhë Greqinë nuk ka ende një version zyrtar, përveç faktit tashmë të bërë publik, që Vrushaj do të jetë një lojtar i përfaqësueses së Greqisë U-19.(newsport.al)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: